6 gjërat që duhet të konsideroni para se të zgjidhni doreza për mobiljen tuaj

  • Hits: 1112

6 gjërat që duhet të konsideroni para se të zgjidhni doreza për mobiljen tuaj.
Dorezat janë elementi i fundit i mobiljes tënde pamvarësisht stilit të ambientit, qofte ai tradicional apo moder. Ato vijnë në të gjitha llojet e materialeve dhe format dhe vërtetë mund të ndihmojë për të krijuar stilin e vecantë dhe natyrën e hapësirës. Por si mund të dini se cila është më e përshtatshmja për ju? A do të shkonte më shumë një dorezë më dekorative që do ti rezistonte kohës? Ja 6 gjërat që duhet të keni parasysh teksa vendosni cilat doreza të merrni:

1. Cilësia dhe funksionaliteti

Teksa zgjidhni dorezat është e rënësishme të kenë një cilësi të mire dhe të jenë të disenjuara mirë. Mendo se sa herë do ju duhet ti hapni e mbyllni dyert e asaj mobiljeje. Ti do t’I doje dorezat po aq të rehatshme sa dhe me stil.
Mundohu ti prekësh dhe të shikosh ndjesinë që dorezat të japin në dorë. Sigurisht duke pasur parasysh edhe madhesitë e duarve që do ti perdorin. Për shëmbull – nëse dorezat ju duhen për nje ambient zyre, mendoni për të gjithë madhësitë e dyerve te cilat mund ta përdorin. Ose në rastet kur ju duhet të modeloni guzhinën tuaj mendoni nëse keni dike në shtëpi me artrit për t’jua thjeshtëzuar atyre levizjen në hapsirën e përbashkët.

2. Stili

Mendoni për stilin e përgjithshëm dhe ndjesinë që ju do të donit të arritinit ambientin tuaj. Dorezat që ju zgjidhni do të ketë një ndikim të madh në një mënyrë apo në një tjetër. Mund të këtë shumë stile por në to ne do ju flasim për 2 më të përdorurat në Shqipëri:

- Stili Tradicional
Mobiljet me stil tradicional , kryesisht me dyer te profilizuara dhe panele dekorative mund të vijnë të vërtetë në jetë, kur stolisen me doreza dekorative dhe stil të vjetër ose antik.
Ky stylim mund të ndërthuret edhe me disa doreza të ndryshme njëkohësisht sipas formave të ndryshme të dyerve tuaja.

- Stili modern
Stili kontemporan mbahet për natyrën e tij minimaliste ku një dorezë shumë e thjesht e gjatë mund të japi ndjesi shumë moderne.
Për këtë stil pergjithsisht merren doreza të gjata, drejtkëndore ndoshta pak të lakuar por që qëndrojnë në linja të pastra. Lakimi i dorezave është gjithmonë ide e mirë për të mos lejuar kapjen e rrobave teksa leviz në këto ambiente.

3. Përfundimi

Pasi të kesh zgjedhur stilin e dorezave, të vendosesh se si te duket përfundimi është me ë thjeshtë. Për shembull, dorezat tradicioonale kanë shume variacione të ndryshme nga çeliku në bronzë, madje edhe të zezë.

4. Madhësia

Disa dorezat e janë të disponueshme në madhësi të ndryshme. Është me të vërtetë një zgjedhje personale dhe çështje shije nëse ju i përzieni gjatësitë në ambientin tuaj, por duke përdorur të njëjtën madhësi doreze në mënyrë konstante, do të krijojë një më të qëndrueshëm.
Mundohuni të zgjidhni madhësinë e dorezave në varësi të mobiljes, e cila mos të duket shumë e shkurtër në sirtar të gjata ose shumë të gjatë në sirtarët më të shkurtër.

5. Pozicioni

Pozicioni i dorezës është gjithashtu një element i rendësishëm. Megjithatë sygjerimi është që mos të vendosen deri ne momentin e përfundimit të mobiljes. Kjo të jep mundësinë që pasi të ketë mbaruar ti të zgjedhesh pozicionin më të përshtatshëm për dorezen tënde.
Rregulli i përgjithshëm i dorezës është se ajo vendoset horizontalisht në sirtare, dhe vertikalisht në dyer, por kjo nuk ju ndalon juve t’i vendosni ato sipas dëshirës. Duhet patur parasysh që dorezat të vendosen në mënyrë qe mos të përplasen me njëra tjetren gjate përdorimit.

6. "Pa Doreza"

Nëse ju doni që ambienti juaj të jetë totalisht modern, ju mund te mendoni edhe një mundësi për të mos patur doreza fare, por vetem profile, ose shina të cilat hapen me mekanizma të brendshëm.

Tani që keni marr këshillat kryesore klikoni këtu për të parë larmishmërinë e dorezave tek ORNO.

Rreth Orno

Na Ndiqni

Keni nevojë për ndihmë?

Na telefononi @
Cel: +355 (0) 6970 777 07

Orno logo

Zyra Qëndrore

Rr. Teodor Keko, Unaza e Re, Pallati Pelivani, Kati 1 1044,Tirane, Shqipëri

Magazina

Magazina 1 - Shkozet, Durrës
Magazina 2 - Maminas